leoni

Kryetari Asllanaj ka takuar rreth 20 qytetarë në zyrën e tij

Prej orës 14 ka qenë e hapur dera e kryetarit të Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, për qytetarë të Komunës së Suharekës, të cilët kanë shpreh interesim ta takojnë kryetarin. Fillimisht ai ka takuar banorë të disa lagjeve, për të vazhduar më pas edhe me qytetarë tjerë të cilët para kryetarit kanë parashtruar kërkesat dhe hallet e tyre. Edhe kësaj here qytetarët kanë marrë përgjigje në kërkesat e tyre të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rastet sociale, papunësinë, problemet shëndetësore si dhe të tjera të ngjashme. Për tu takuar me kryetarin Asllanaj kanë qenë rreth 20 kërkesa të qytetarëve, ndërsa  këto takime me qytetarë,  kryetari Asllanaj do të  vazhdojë ti mbaj edhe në të ardhmen sepse kjo është mënyra më e mirë për të qenë më afër qytetarit dhe për të dëshmuar se para kryetarit të gjithë qytetarët janë të njëjtë, pa marrë parasysh nga vijnë ata dhe çfarë orientimi partiak kanë, këtë e dëshmuan edhe disa nga qytetarët menjëherë pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …