Është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi mes komunës së Deçanit dhe OJQ Developing Together (DT)

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, bashkë më Drejtorin e Shëndetësisë  dhe Mirëqenies Sociale z.Ibrahim Selmonaj kanë pritur në takim Drejtorin e OJQ Developing Together (DT) z.Driton Tafallari, më bashkëpunëtorë.

Kohë më parë të dy palët kanë mbajtur edhe disa takime të përbashkëta lidhur më projektin që ofron OJQ Developing Together (DT) dhe mundësit e komunës së Deçanit për një bashkëpunim mes tyre. Pas këtyre takimeve të dy palët janë dakorduarë që të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptim mes Komunës  se Deçanit dhe OJQ Developing Together (DT. Nënshkrimin e këtij Memorandum Mirëkuptimi e bëri i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj dhe Drejtori i OJQ Developing Together (DT) z.Driton Tafallari.

Ky Memorandum, i nënshkruar në mes të Komunës dhe DT’  përcakton terme dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të palëve, ku DT zotohet se do të ndihmojë Komunën për përpilimin e Programit tre Vjeçar për Banim i cili program do të ndihmojë komunën që të përballojë më lehtë nevojat për banim të banorëve të vet. Po ashtu përpilimi i Programit tre Vjeçar për Banim është edhe obligim ligjor sipas ligjit për Financimin e Programeve të Veçanta për Banim (Ligji nr 03L – 164).

Aktiviteti në fjalë është pjesë e projektit “Banimi, e drejtë themelore njerëzore” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në kuadër të nënshkrimit të këtij memorandumi do të formohet një ekip e përbashkët mes komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të OJQ Developing Together (DT) ku bashkërisht do të hartojnë planin tre Vjeçar për banim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …