Dardan Molliqaj: Sot kur ndaj UÇK-së po bëhet luftë speciale, mbrojtja e saj është detyrë e kohës

Vetëvendosja paraqiti dëshmi të reja që vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të dyshuar për terrorizëm

Lëvizja Vetëvendosje sot paraqiti dëshmi të reja që vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të dyshuar për terrorizëm, të cilëve iu vazhduan masat e arrestit edhe për një muaj, pas 3 muajve e që po privohen padrejtësisht nga liria. Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, e quajti këtë proces absurd dhe prezantoi një video-material që tregonte vendndodhjen e pesë aktivistëve që po mbahen ende të arrestuar dhe Astrit Deharit, i cili humbi jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Molliqaj tha se është e pakuptimtë që ndonëse të gjithë dyshohen për vepër të njëjtë, ndaj këtyre aktivistëve janë aplikuar masa të ndryshme.

“Gjyqtari në vendim thotë se ekziston baza ligjore për vazhdimin e paraburgimit kundër të pandehurve dhe në fjalinë e fundit të këtij paragrafi thotë se disa prej tyre kanë bashkëpunim me organizata të ndryshme jashtë vendit dhe ekziston rreziku se me mbetjen në liri ata mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë. Pikërisht njëri prej aktivistëve tonë, që ka lidhje me organizatat të tjera, është Petrit Ademi, i cili ka qenë punonjës në kompaninë Deloitte. Pra, pikërisht ai që ka lidhje me një organizatë të huaj, pikërisht ai është liruar dhe ka vetëm masën e paraqitjes në Polici. Pra këtu ka një kontradiktë brenda këtij vendimi”, deklaroi Dardan Molliqaj, i cili prezantoi vendimin që i privon edhe për një muaj nga liria pesë aktivistët.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …