Do ta uroja artistin,
artistin e vjetër,
poetin tonë të ri,
që e adhuroja qysh se fëmijë
sikur t’mos më kujtohej viti 81,
muaji mars,
dita e 26- shta,
në mes të konvikteve,
në lëndinë,
në Kuvendin për demonstrata…
Artisti erdhi si hije e Vllasit,
studentët luti n’tokë e n’qiell
t’ mos t’merrnin rrugën,
rrugën që i shpinte në ditën me diell,
18 dhjetor 2016
Ministresha thotë veç shkallët do të mbesin….
Fjalët e Editës
gjithmonë dardhë me bisht,
sikurse herëve të tjera,
i ndërroi për dy ditë.
“Muri serb do shembet”
tha herën e parë,
s’ e dinim a ishte në gjumë
a rrëfente ndonjë përrallë…
Ndoshta herën tjetës
në veri gjejnë ndonjë metër,
pastaj sikur rrobat
“murin e presin “
Ministresha thotë
veç shkallët do të mbesin….
11 dhjetor 2016
Mos ngreh muskujt Isë!
Mos ngereh muskujt Isë
se je lodhur shumë,
kur vajte n’ veri
gadi rave n’lumë.
Mos ngreh muskujt Isë
se të gjithë e dinë,
ti s’je Isai i vjetër
që u lind n’ Boletin.
Kushtetua për ty
si për qeveritë e tjera
ngeli shkrim n’letër
pa e humbur era.
Mos ngreh muskujt Isë
pa leje t’perendimit
sot na ndaua edhe muri
e kur t’ikën dimri…..,?!
…
8 DHJETOR 2016
SOVRANITETI YNË
Mos ngreh muskujt ( Isë)
a thotë kushtetuta ?
Ligj “i i Mustafës ”
për njerëzit e Vuçiqit
ka veç fjalë të buta.
Në gjithë territorin
kem sovranitet,
si peshqit në det,
kur peshkatari
i futë në rrjetë….
8 DHJETOR 2016
SOVRANITETI YNË…
Në gjithë territorin
kemi sovranitet,
si peshqit në det,
kur peshkatari
i futë në rrjetë….
8 DHJETOR 2016
Trim në luftë, në liri si bleta
Ngre sarajet në katund
si dikur pallatet mbreti,
a ia solli lekët bjeshka
a stuhia prej matanë detit?
Është artist në Hollivud
apo dijetar për çmim Nombel ?
Mos ka gjetur qyp me lira
nën lis ahu në zabel ?
Jo, more jo, është trimi,
trim n’ luftë, në liri si bleta
mbushur ka koshoret e veta.
Fllad në vapë e nxehtë në dimër,
shiu as breshëri nuk e zënë,
ka sarajet me bazën.
Dje na ishte deputet,
kryelartë sikur mbret,
shumë i zgjuar e fjalëpakë,
u bë shkencëtar për një mandat.
Nga një post në një tjetër,
ka shumë shokë nuk është vetëm.
Këtë rrugë moti e ka marrë,
harroi që pati bashkëluftëtarë…..
J.Z. 3 dhjetor 2016
Kryetari në Drenas
Kryetari i Shtetit na erdhi
na erdhi në Drenas,
të parën ka partinë,
kushtetutën e lë pas.
Mori pak mundim,
edhe sot sikur se dje
në fushatë për partinë,
me lutje për votim;
të zgjedhim Ramizin
se është dosti ynë…
1 dhjetor 2016
Herë me shalë…
Nuk ndërron moti
me diell e me shi,
sikur ndërrimet
në parti.
Turr e vrap pa u ndalë,
herë me shalë,
herë me samar,
Kësi lojtarësh
kemi shumë
sikur peshqit
nëpër lumë..
Ngadalë bien
ma shpejt zgjohen,
as nuk skuqen
as nuk turpërohen.
15 nëntor 2016