Fushata pesëditore për kryetar të Drenasit, është e mjaftueshme për shpalosjen programeve të kandidatëve, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ai nuk do të ndihej i befasi nëse kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, do të fitonte qysh në raundin e parë, pa balotazh, meqë e kaluara e Xhemajlajt e bën atë të pranueshëm dhe të dashur për qytetarët e Drenasit. Krasniqi ka kritikuar pjesëmarrjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit, duke ia përkujtuar se për shkelje të tilla, Kushtetuesja e kishte larguar nga posti ish kryetarin, Fatmir Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …