Ilir Hilmi Durmishi (21.6.1967 – 2.12.1998)

Ilir Hilmi Durmishi (21.6.1967 – 2.12.1998)

Ilir Durmishi u lind në Besianë, më 21 qershor 1967. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Besianë, ndërsa studioi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Si student, Iliri njëkohësisht punoi edhe si referent për shitjen e veturave në ndërmarrjen “Auto Makedonija” në Prishtinë. Ndonëse ishte para diplomimit, i ndërpreu studimet për shkak të aktivitetit atdhetar. Qysh si nxënës i gjimnazit “8 Nëntori”(tash “Aleksandër Xhuvani”) në Besianë u dallua me pjesëmarrjen në demonstrata dhe në manifestimet e tjera popullore. Po ashtu edhe si student mori pjesë në demonstratat studentore të vitit 1997 dhe të pran ku shtroheshin çështjet e të drejtave të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Iliri ishte gjithnjë i kyçur në lëvizjet dhe format e aktiviteteve që pushtetit të atëhershëm ia bënin me dije se shqiptarët në Kosovë janë të shtypur dhe nuk i gëzonin drejtat si popujt tjerë në ish Jugosllavi. Prandaj kontaktet e para me ilegalen verës së vitit 1998.
Aktiviteti atdhetar i Ilirit kishte tërhequr vëmndjen e pushtuesit serb, prandaj shpesh herë u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia serbe. Me rastin e organizimit të UÇK – së dhe shtrirjes së saj në Zonën Operative të Llapit, Iliri ndonëse ishte djalë dëshiri, pa pyetur prindërit inkuadrohet në radhët e luftëtarëve të lirisë. Së bashku me dëshmorët Hyzri Talla e Afrimin Maliqi iu përkushtua tërësisht luftës për liri. Veç tjerash ai angazhohej në sigurimin e mjeteve teknike për UÇK – në, si dhe furnizonte me kartela dhe telefona celularë njësitet e UÇK-së. Po ashtu, u angazhua edhe në sigurimin e veshmbathjes, ushqimit dhe armatimit.
Iliri ishte ngarkuar me detyra të caktuara ushtarake që duhej kryer në kryeqytet, në Prishtinë. Mori pjesë në aksione të ndryshme si në Prishtinë, Grashticë, Zllash, Obiliq e gjetiu, se bashku me Hyzri Tallën e me bashkëluftëtarë të tjerë.
Ilirit me bashkëluftëtarët, Afrim Maliqin e Hyzri Tallën u vra nga një pritë e organizuar e kriminelëve pushtues serbë, derisa ishte duke lëvizuar me veturë në Kodrën e Diellit në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit 1998. Policia kriminale serbe, duke raportuar për këtë ngjarje, njoftoi se në makinën e sulmuar ishin gjetur bomba, pistoleta, shkorpijon dhe shumë municion. Siç duket policia kishte pasur informata mbi vendndodhjen e Ilirit, prandaj kishte bllokuar tërë lagjen e Kodrës së Diellit. Në vendin e rënies së këtyre tre dëshmorëve në mes konvikteve të studentëve dhe qendrës tregtare është zbuluar pllaka përkujtimore. Ndërsa në varrezat e fshatit Albanik, familja e dëshmorit Ilir Durmishi ka vënë një pllakë përkujtimi mbi varrin e tij në Albanik, ku pas ceremonialit ushtarak të zhvilluar në shtabin e UÇK – së në Llapashticë, ishte varrosur me nderime ushtarake, më 3 dhjetor të vitit 1998.
Iliri ishte një atdhetar i bindur në fitoren mbi armikun. Dëshmori Ilir Durmishi, la pas vetes prindërit, Bedrien dhe Hilmiun, bashkëshorten Shqipen me fëmijët Dean e Orgesin, si dhe motrat Florien, Valdeten dhe Pranverën. Familja e tij pas luftës ka marr falënderime dhe mirënjohje nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe institucionet e tjera. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …