Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk e kupton këmbënguljen e kryeministrit Isa Mustafa për t’i falur territor Malit të Zi. Njeriu e ka të vështirë ta kuptoj këmbënguljen e Isa Mustafës për të falë territor! Ai tani na paska dalë me një “ide” te “re”, për formimin e një komisioni për matjen e territorit?! Për të qenë “ideja” Edhe më “madhështore” e ka marrë me automatizëm mbështetjen fuqishëm edhe nga kreu i deputetëve të Partisë Demokratike?! Për ketë të fundit, vërtetë me vjen shumë keq.
Po këtu ata e kanë një problem, demarkacioni është përfunduar vetëm me Maqedoninë, me vendet e tjera përreth nuk i dimë se në cilat pika duhet të bëhet matja?! Madje, krejt çështja është, për ketë matje a duhet komision dhe pse? Se kjo, është një mahi e koalicionit qeverisës askush nuk e vë në dyshim! Çështja është cila dot jetë mahia e radhës nga krerët e këtij koalicioni, i cili po shfaqë shumë gatishmëri për të falur territor?!