HANDIKOS: Institucionet duhet ta zbatojnë Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

HANDIKOS: Institucionet duhet ta zbatojnë Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Organizuar nga HANDIKOS-i, në Prishtinë u mbajt konferenca “Qasja dhe fuqizimi për personat me aftësi të kufizuara” në të cilën u bisedua për pozitën dhe të drejtat që kanë personat e kësaj kategorie të shoqërisë në Kosovë. Gjatë konferencës u tha se institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara. Në konferencë prezantuan përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara, nga Zyra e BE-së në Kosovë, nga Ambasada e SHBA-ve, nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …