Dega e LDK-së në Drenas e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të komunës. Në përmbyllje të fushatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, Arban Abrashi dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie.Gjatë fjalimit të tij në tubimin përmbyllës kryeministri Mustafa tha se kjo pjesëmarrje e njerëzve që ishin mbledhur në Palestrën e Sporteve flet më së miri se LDK po kthehet “fuqishëm në Drenas, në vendin e saj”.“Radhët e LDK-së po zgjerohen çdo ditë dhe unë jam i lumtur. Këto radhë i kanë qëndruar besnik LDK-së për 25 vjet”, tha Mustafa.Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika tha se me LDK-në, Drenasit do t’i kthehet dinjiteti. Nika ftoi qytetarët që më 4 dhjetor t’ia kthejnë Drenasit “ndryshimin e madh”
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …