leoni

Veliaj dhe Ahmeti

Ahmeti: Krijimi i Unionit të Bashkive Shqiptare mundëson një jetë më të mirë të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se krijimi i Unionit të Bashkive Shqiptare është një platformë e cila do të mundësojë një jetë më të mirë për qytetarët e qyteteve shqiptare. Në një intervistë për “Epoka e re”, Ahmeti ka thënë se krijimi i këtij unioni ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe ofrimin e ndihmës për njëra-tjetrën për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e këtyre komunave shqiptare. Ahmeti ka thënë se krijimi i këtij unioni ndërmjet pesë komunave ka nisur me bashkëpunim në urbanizëm, inovacion, investime, kulturë dhe transport publik. Ai ka theksuar se hapi i radhës është formimi i sekretariatit të përhershëm të këtyre komunave. Ahmeti ka paralajmëruar se ky union do të zgjerohet në të ardhmen. “Ideja është ta zgjerojmë gradualisht, pra mos të ndodhë një zgjerim i menjëhershëm, por ai zgjerim të jetë cilësor. Pra, ne do të jemi të hapur, të bashkuar dhe sa më shpejt sa më funksional”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …