Holanda ka ratifikuar marrëveshjen për të qenë “mikpritëse” e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, e cila akuzohet se me luftën e saj çlirimtare paska kryer krime lufte kundër regjimit të Milosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo marrëveshje hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2017. Njoftimi u bë publik nga Gjykata e Posaçme, e cila e ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën për vendosjen e kësaj gjykate në Holandë, që po funksionin sipas marrëveshjes së përkohshme të miratuar nga qeveria holandeze. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për t’i kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …