Përfaqësues të GIZ-it dhe të MMPH (Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) kanë qëndruar në Komunën e Suharekës ku janë takuar me nënkryetarin e Komunës z.Rexhep Kuçi dhe me drejtorin e drejtorisë komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, z. Kushtrim Kicaj. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth një projekti të ri që do të startojë këto ditë i quajtur “Menaxhimi i Tokës”. Më shumë lidhur me këtë Projekt ka fol z. Michael Becker, këshilltar në GIZ, i cili pasi ka sqaruar rëndësinë e projektit më pas ka pyetur se a është e gatshme Komuna e Suharekës për të qenë pjesë e këtij projekti. Nënkryetari Kuçi si dhe drejtori Kicaj, janë shprehur të gatshëm për Planifikimin hapësinor – krijimi i data bazës digjitale për planifikimin hapësinor i cili do ti mbështesë për hartimin e Hartave Zonale Komunale sipas kërkesave të ligjit për Planifikim Hapësinor. Pas takimit të gjithë së bashku kanë shkuar dhe kanë vizituar zyrat e drejtorisë komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, kanë parë hapësirat dhe mjetet e punës në këtë drejtori.
Ky ishte takimi fillestar për të diskutuar rreth gatishmërisë, ndërkaq më pas do të bëhet lista përfundimtare e komunave që janë përzgjedhur për mbështetje në bashkëpunim me MMPH ( Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ).