Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje mbajti protestë para ambasadës së Kosovës, në Londër

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje në Londër,  Fatos Sopjani bashkë me kryesinë dhe aktivistët e kësaj lëvizjeje më  3 dhjetor 2016 në orën 15.00 sipas kohës së Londrës mbajtën një protestë para ambasadës së Kosovës, me moton, “Drejtësi për Astrit Deharin. Kryetari tha se vdekja tragjike e Astritit dhe rrjedhojat e zbardhjes së rastit kanë shkaktuar zhgënjim të thellë edhe në bashkësinë Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ndaj institucioneve të Kosovës, andaj është e rëndësishme që ne si bashkësi të shprehim pakënaqësinë tonë për mes kësaj proteste.

Të pranishmëve në protestë mbi jetën dhe veprimtarinë e Astrit Deharit u foli aktivistja e pa lodhshme për shumë vite në këtë lëvizje Arjeta Asamata, me vend-qëndrim në Bornemouth në jug të Anglisë. Ajo tha: Të nderuar bashkatdhetarë dhe të nderuara bashkë-atdhetare. Sot jemi mbledhur këtu te Ambasada e Kosovës për të shprehur vullnetin tonë të palëkundur për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Ai ishte një student shembullor i Fakultetit të mjekësisë,i cili padrejtësisht u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare,në rrethana shumë të dyshimta. Drejtësia për Astritin nuk do të vijë kurrë nga ata që e futën në burg,në vendin ku ai duhej të ishte më se i sigurt,mirëpo për të ishte vendi i cili ia mori jetën. Drejtësi për Astritin nuk mundë të ketë kur ka deklarata të shumta kundërthënëse. Pastaj ajo kërkoi që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriu, e cila në Nenin 2 kërkon nga organet përkatëse të bëjnë një hetim të drejtë dhe adekuat. Ajo vuri në spikamë Atdhetarizmin e familjes Dehari. Duke e përfunduar:Astriti na dëshmoi që në Kosovë ka ende qytetarë që janë të gatshëm të vdesin për këtë shtet,dhe ne duhët t’i dëshmojmë atij që mundi i tij,sakrifica më sublime njerëzore,nuk shkoi huq.

Pastaj fjalën e mori Nebi Rexhepi i cili u shpreh se rasti i Astrit Deharit na ka prekur thellë shpirtërisht. Sa i përket deklaratave të organeve Shtetërore ato kanë qenë të pritura sepse rinia e jonë ka një përvojë të hidhur me këso lloj deklaratash për gjoja vetë-vrasje. Dhe as që e kam pritur ndonjë deklaratë tjetër,por edhe nëse është “ashtu”kjo është e barabartë me krim të dyfishtë,sepse keq qeverisja po e dërgon Rininë drejtë vdekjës. Dhe nga këtu kërkojmë, Drejtësi për Astrit Deharin dhe lirimin pa kusht të të gjithë Aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,të cilët padrejtësisht po mbahen në burg. (Nebi Rexhepi)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …