Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 11:00, votuan 4 mijë e 10 votues, apo 7.63%. Ajo njoftoi se në bazë të informacioneve nga Qendrat e Votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo qendër votime, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …