Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipërinë Natyrale nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipërinë Natyrale nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dhe Lista për Shqipërinë Natyrale sot në Tiranë, e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit duke e fuqizuar edhe më shumë domosdoshmërinë e ribashkimit të Shqipërisë, sipas aktit juridik të 28 nëntorit 1912. Aktin e nënshkrimit në mes të dy subjekteve gjithëkombëtare e realizuan nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nga kryetari z. Tahir Veliu dhe nga Lista për Shqipërinë Natyrale kryetari z. Koço Danaj. Akti i këtij bashkëpunimi nxitë dhe e fuqizon çështjen kombëtare për zgjidhje. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot në mëngjes realizoi edhe aksionin e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit shqiptar duke e hedhur poshtë flamurin e shtetit armik grek nga Kalaja e vjetër e Himarës.

“Sot është një datë historike për kombin shqiptar; ngase pikërisht më 4 dhjetor të vitit 1912, në Vlorë u formua Qeveria e parë e shtetit gjithëshqiptar në kufijtë natyral, sipas aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912”, deklaroi Veliu. “Sot, dëshmuam vullnetin tonë të përbashkët për jetësimin e aktit juridik të 28 nëntorit të viti 1912 dhe nuk do të ndalojmë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët”, theksoi Danaj.  Vizioni i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar po gjen përkrahje dhe po mbështetet në të gjitha trojet shqiptare, si një Lëvizje gjithëkombëtare me Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe me Programin Politikë të LSHB-së, si udhërrëfyes për realizimin e aspiratës kombëtare. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot në mëngjes realizoi edhe aksionin e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit shqiptar duke e hedhur poshtë flamurin e shtetit armik grek nga Kalaja e vjetër e Himarës.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …