Nisma për Kosovën ka evidentuar shumë shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve në disa fshatra të Drenasit

Nisma për Kosovën ka evidentuar shumë shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve në disa fshatra të Drenasit

Në një njoftim për medie nga Nisma për Kosovës, lidhur me procesin e zgjedhjeve në Drenas thuhet se  në shkollën fillore, “Luigj Gurakuqi”, në Sankoc, drejtori  i kësaj qendre të votimit doli kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve. Lëvizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendrës së votimit. Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe është duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar. Dega e Nismes për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të fillojë sa më parë të merret më këto raste, që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi. Në Llapushnik vëzhguesit e PDK-së po bëjnë presion ndaj votuesve. Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, reagon  edhe në lidhje me rastin që është duke ndodhur në Llapushnik,  në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, një vëzhgues i PDK-së, është duke dalë jashtë objektit të qendrës së votimit, dhe po bashkëbisedon me qytetarët që janë duke pritur për të votuar. Nisma gjatë tërë kohës është ankuar për rrjedhën e votimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti

RKL: Gjuha shkinishte e Albin paranojës është fashizëm i llojit të vet, është urrejtje patologjike e një të sëmuri mental-politik, jo ironi e rastit

Në vitin 1998, kur serbët kishin vërshuar në Kosovë, në një nga grafitet serbe  në …