Në Skenderaj shënohet 3 Dhjetori Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara

Organizuar nga Handikos në Skenderaj është shënuar Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë personat më aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, udhëheqës të Komunës së Skenderajt si dhe deputetja Ganimete Musliu.

Në hapje të aktivitetit Drejtori i Handikos në Skenderaj Mentor Mehmeti ka prezantuar aktivitetet e shoqatës. Ai ka përmendur edhe një varg sfidash më të cilat po ballafaqohet kjo kategori e popullsisë.

Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka përmendur disa prej angazhimeve të institucioneve të Skenderajt në dobi të personave me aftësi të kufizuar, duke premtuar angazhim në përkrahje të Handikos në Skenderaj.

Para të pranishmëve është shfaqur edhe një dokumentari “Çka nëse…?” i realizuar nga Handikos në Skenderaj. Ndërsa fëmijët e Qendrës “Floriani” kanë realizuar valle për të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …