Zgjedhjet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 tregon interesimin e dobët të qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbajti konferencën e radhës rreth orës 16.00 ka bërë të ditur ecurinë në zgjedhjet  për kryetar të Komunës së Drenasit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 193 votues apo vetëm 27 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se procesi i votimit në këtë komunë po vijon me rregull. Konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 dhe ka të bëjë me mbylljen e procesit të votimit dhe me daljen e votuesve në zgjedhje. Gjatë tërë ditës janë shënuar shumë parregullsi e incidente të cilat megjithatë nuk kanë lënura procesin e zgjedhjeve i cili po konsiderohet i qetë dhe pa tensione.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …