KQZ-ja ka raportuar se nga numërimi zyrtar i rreth 60 për qind të votave, ose të 45 nga 72 vendvotime, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka siguruar vendin e parë me 45,05 për qind të votave. Pas tij radhitet, Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 28,39 %. Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka marrë 12.15 % të votave. Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6.52 %. Ndërsa Bedri Nika mbetet i pesti me 4.98 %, Partia Fjala me 2 për qind. Është hera e parë në zgjedhjet e pas luftës që bastioni më i madh i PDK-së, Drenasi, të mos e arrijë fitoren në radhën e parë. Pavarësisht se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka shpallur fitoren, sipas të gjitha gjasave fituesin do ta përcaktojë balotazhi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …