Gjatë një feste në një hotel të San Françiskos kanë gjetur vdekjen 33 qytetarë, njoftojnë autoritetet, të cilat dyshojnë se bilanci mund të rëndohet akoma. Deri tani numri i viktimave të zjarrit që shkatërroi një atelie artistësh në Okland, në Californi ka arritur në 33 të vdekur, bëri të ditur një rreshteri i policisë. Disa dhjetëra persona ndodheshin atje për të marrë pjesë në një festë ku interpretonte një këngëtar i njohur. Festa u shndërrua në një katastrofë. Zjarri që ra në Okland konsiderohet tashmë si një nga më vdekjeprurësit e 20 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …