Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, kërkoi nga partitë politike të jenë më transparente përballë qytetarëve, meqë për konsolidimin e një demokracie, llogaridhënia e transparenca janë esenciale. Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci. Nga raportet e deritanishme, në opinion ishte krijuar një bindje se mjafton komunikimi BE – Qeveria e Kosovës. Duhet pranuar se BE ka përvoja të mira në komunikim me vendet aspirante, duke e ndjekur me kujdes procesin e përafrimit dhe të anëtarësimit në BE, tha mes tjerash Apostolova.
