Aleanca Kosova e Re

Gratë në Ferizaj i japin përkrahje maksimale AKR-së, 420 delegate në Kuvendin e Forumit të Gruas

Në kuadër të ristrukturimit të brendshëm të partisë, Aleanca Kosova e Re sot në prani të 420 delegateve, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas në degën e partisë në Ferizaj. Në Kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari  Aleancës Kosova e Re, z.Behxhet Pacolli i cili doli në skenë i përcjellur nga duartrokitje të shumta. I pari i AKR-së e falënderoi anëtarësinë  e partisë dhe koordinatorin e degës së Aleancës Kosova e Re në Ferizaj, z.Labinot Tahiri, për të cilin tha se është njeri që e do punën dhe suksesin.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …