Filloi realizimi i vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

Nga dita e hënë,  kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e shkollave të komunës së Malishevës. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të qeverisë komunale në Malishevë, të drejtuar nga kryetari Ragip Begaj, e ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, si dhe realizimin e projekteve kapitale.

Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është filluar me realizimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Këto vizita shëndetësore, kryhen nga stafi profesional i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe janë vizita të rregullta në kuadër të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa sa i përket investimeve kapitale, apo realizimit të projekteve kapitale, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka thënë, se janë duke vazhduar me realizimin e disa projekteve, siç janë kanalizimet në Senik, Drenoc, Astrazup, Gurbardh, Llapçevë dhe disa fshatrat tjerë, si dhe ka filluar rregullimi i oborrit të shkollës në Vërmicë.

Në sektorin e bujqësisë, drejtori Murat Hoxha, tha se kanë përfunduar mbjelljet vjeshtore, ndërsa janë në pritje të nënshkrimit të kontratës për furnizim të fermerëve me lopë qumështore, fermer të cilët janë pjesë e projektit për ndërtimin e stallave.

Muaji dhjetor, është muaji i ardhjes së mërgimtarëve, dhe për këtë qëllim, edhe drejtoria e administratës së përgjithshme, është mobilizuar, në mënyrë që t’iu ofrojnë shërbimet e nevojshme komunale, sidomos në sektorin e ofiqarisë.

Aktivitet në kulturë, rini dhe sport, sipas drejtoreshës Blerta Krasniqi, janë drejt përmbylljes së aktiviteteve zyrtare për këtë vit, ndërsa drejtori i arsimit, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se janë furnizuar dy biblioteka shkollare me libra, si rezultat i iniciativës së shkrimtarit Mehdi Krasniqi, e që është përkrahur edhe nga drejtoria e arsimit dhe drejtoria për kulturë.

Edhe drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se, se bashkë me drejtoritë tjera, janë duke i bërë përgatitjet për fillimin e vitit 2017, ndërsa janë drejt përfundimit të vitit buxhetor 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …