Ramiz Lladrovci

R. Lladrovci: Festën e fitores pa asnjë dyshim do ta gëzojë më 18 dhjetor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar qytetarët për besimin në radhën e parë të zgjedhjeve në Drenas. Ai thotë se festën e fitores pa asnjë dyshim do ta gëzojë më 18 dhjetor. Qytetarët e Drenasit me votën e tyre në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës. I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan. Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve, ka shkruar Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …