Avokati i Popullit, Hilmi Jashari shprehet i pakënaqur me shkallën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai tha se shkeljet e këtyre të drejtave fillojnë që nga fëmijët, të cilët detyrohen të bëjnë punë që janë të ndaluara me të drejtat ndërkombëtare e deri te pensionistët, të cilët nuk mund të realizojnë një jetë të dinjitetshme. Sipas tij, në krye të listave si shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut vazhdojnë të mbeten gjykatat dhe administrata publike. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, kërkon më shumë bashkëpunim me Qeverinë, Kuvendin e Kosovës, si dhe me institucionet e tjera për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …