Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetërorë të Maltës, gjatë vizitës zyrtare që është duke e realizuar, në Valeta. Ai është takuar me kryeministrin e Maltës, Jozef Muscat, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. “Iniciativa e përbashkët për një kornizë të bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve është duke u implementuar me përkushtim të madh. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Maltës për Kosovën”, ka thënë presidenti, duke shtuar se Malta ka mbështetur Kosovën në nivel politik, por edhe me personel në organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Thaçi ka rekomanduar takim të komunitetit të biznesit të dy vendeve që të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike. Kryeministri i Maltës, z. Muscat, është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Kryetari Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugja.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …