Në vazhdë të aktiviteteve të shumta që ka organizuar Forumi i Gruas i BDI-së, së fundmi ka trajtuar temën ‘Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit’.Në praninë e shumë grave të sukseshme që ishin të pranishme në sallë u fol për të arriturat e femrës shqiptare në Maqedoni, përkushtimin e tyre ndaj punës profesionale e shoqërore sidomos gjatë pluralizmit 25 vjeçar duke inkurajuar kështu gjeneratat e reja për sa me shumë punë në realizimin e ëndrrave të tyre pavarësisht rrethanave që u imponohen nga koha ose individë. Kandidatja e BDI-së për deputete në njësinë zgjedhore numër 1, Fatmire Hoxha, e cila edhe drejtoi këtë konferencë tha se qëllimi i organizimit të këtij eventi është të përmenden përfitimet pozitive për shoqërinë tonë me praninë e gruas në udhëheqje, gruas në krye të kompanive të biznesit dhe nevojën e domosdoshme për praninë e tyre në jetën publike.
