Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Maltë ka mbajtur një takim dhe ka biseduar me kryetaren e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca. Në takimin në mes dy krerëve të shteteve, kryetarja e Maltës, i ka prezantuar presidentit Thaçi pullën postare me fotografi nga vizita e tij në Maltë, si dhe letrën e parë të dërguar me këtë pullë postare në adresë të tij, në Prishtinë. Në takim, gjithashtu u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve, por edhe u identifikuan hapat konkretë që do të ndërmerren për të gjetur fushat në të cilat bashkëpunimi mund të zgjerohet dhe të thellohet.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …