Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës. me akuzë për krime lufte, sot janë arrestuar tetë serbë të Bosnjës, të cilët kanë kryer krime lufte në periferi të Prijedorit, bën të ditur agjencia turke e lajmeve “Anatolia”. Ata janë arrestuar për shkak të ndalimit, maltretimit, vrasjes se 120 myslimanëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë. Viktimat e tyre pasi i kanë ndaluar, i kanë maltretuar e dhunuar, pastaj i kanë vrarë në vendin e quajtur “Mishka Glava”, në verë të vitit 1992. Janë arrestuar: Sllobodan Taranjac, Miodrag Glushaq, Ranko Babiq, Marinko Prashtallo, Ranko Doshenoviq, Zdravko Paniq, Trivo Vukiq dhe Milan Vuliq. Serbët në luftës e Bosnjës prej vitit 1992 e deri në vitin 1995 kanë vrarë më shumë se 100.000 myslimanë kanë plagosur qindra mijëra të tjerë dhe kanë ndërruar dhunshëm përbërjen etnike të Bosnjës e Hercegovinës. Vetëm në Srebrenicë, në prani të forcave “paqeruajtëse” holandeze, në verë të vitit 1995 gjatë dy ditëve kanë vrarë, masakruar e zhdukur barbarisht 8.000 myslimanë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …