Derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në fund të fushatës zgjedhore, sot partitë dhe koalicionet në Maqedoni, të cilat marrin pjesë në zgjedhje, vazhdojnë prezantimin e programeve të tyre zgjedhore para qytetarëve. Konferencë për shtyp mban kandidati i BDI-së, Artan Grubi. Partia Demokratike Shqiptare do të ketë miting në Strugë. Koalicioni Aleanca për shqiptarët, sipas agjendës së tyre zgjedhore, do të mbajë miting në Gostivar. Para qytetarëve gjatë ditës do të prezantohet programi zgjedhor edhe nga ana e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …