Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka reaguar kundër vizitës së ministrit të Forcave të Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli në veri, duke arsyetuar se sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parashihet që FSK-ja të mos shtrihet as të duket fare në komunat e veriut. Për këtë arsye, Rakiq pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës, ditë më parë në Bistricë. Ai thotë se do t’i dërgojë letër të deleguarit të BE-së, sepse sipas tij, serbët në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …