leoni

KPF dha tri rekomandime për mbledhjen e ardhshme të kuvendit të Malishevës

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesues Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku fillimisht u prezantuan anëtarët e rinj të komitetit, sipas vendimit të KK  të Malishevës dhe më pas, pas shqyrtimeve, i ka dhënë tri rekomandime për mbledhjen e ardhshme të kuvendit.

Me vendim të KK të Malishevës, anëtar të rinj të KPF-së janë, Labinot Gashi (LDK), i cili zëvendëson një ish anëtar t KPFë-së, pastaj Behie Sertolli (NISMA) dhe Valon Hoti (LVV), të cilët janë anëtar të rinj të komitetit.

Pas shqyrtimeve të kërkesave drejtuar KPF-s, anëtarët e këtij komiteti rekomanduan për kuvend, kërkesën e disa zejtarëve për zgjatjen e afatit për shfrytëzimin e lokaleve ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre zejtare, pastaj kërkesa e një qytetari për ndërrim destinimi të tokës, dhe rekomandimi i tretë ishte peticioni i fshatit Lladrovc, lidhur me një pëlqim për hapjen e puseve dhe hapjen e kanalit për gypat e ujitjes, e të cilin banorët e këtij fshati e kundërshtojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …