Goran Rakiq

Rakiq: Muri mbrojtës nuk do të rrënohet, Edita Tahirin nuk e pyesin serbët për ndërtime në veri

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se muri-ndarës që është duke u ndërtuar në veri, do të rrënohet. Rakiq thotë se muri mbrojtës, nuk do të rrënohet dhe Edita Tahiri  nuk do të pyetet kurrë se çka do të ndërtohet në veri.  Muri për të cilin flet Edita Tahiri nuk do të rrënohet sepse bëhet fjalë për një mbrojtëse dhe një pjesë të projektit, të cilin përfaqësuesit e Beogradit, të Prishtinës dhe të BE-së e kanë pasur parasysh. Se çka do të ndërtohet në veri do të vendosë qeverisja lokale dhe vetë qytetarët e jo ministrja për Dialog nga Prishtina, ka thënë Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …