Gjykata Apelit e Serbisë anuloi vendimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit duke kërkuar proces të ri për të akuzuarit për vënie zjarri në ambasadën e Amerikës në Beograd më 21 shkurt 2008, pas mbajtjes së mitingut kundër pavarësisë së Kosovës me moton “Kosova është Serbi“. Vendimi u anulua për shkak se Uashingtoni zyrtar nuk ishte i kënaqur me të gjeturat e Gjykatës së Lartë dhe me aktvendimet e shqiptuara nga ajo. Demonstruesit, me të cilët ndër të tjerë kanë qenë edhe kryetari aktual i Serbisë dhe atëherë kryetar i Partisë Radikale serbe Tomislav Nikoliq si dhe kryetari i aktual i PSS-së dhe shef i diplomacisë serbe Ivicia Daçiq ishin ngritur kundër Kosovës dhe Perëndimit . Mitingun e kishte organizuar kryeministri i atëhershëm, tash në pension, Vojislav Koshtunica.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …