Dardan Molliqaj ka prezantuar emrat dhe fotografitë e personave përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit

Dardan Molliqaj ka prezantuar emrat dhe fotografitë e personave përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit

Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj, në konferencë për medie ka prezantuar emrat dhe fotografitë e këtyre personave, që mbahen përgjegjës jo vetëm për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharin, por tërë dëmin që i kanë sjellë Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Kosovës. “E kemi thënë në konferencë e parë për shtyp, me datën 29 gusht, bashkë me kryetarin Visar Ymeri, që ky proces është i montuar, është i inskenuar dhe s’ka asnjë gjë të vërtetë. Në atë konferencë për shtyp patëm deklaruar se aktivistët tanë janë të pafajshëm”, ka deklaruar Molliqaj. Ai ka thënë së vazhdimisht nëpër konferenca janë paraqitur alibi që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve tanë dhe inskenimin e këtij rasti, i cili për fat të keq rezultoi me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, e cila është një humbje e madhe jo vetëm për ne, por për gjithë Kosovën dhe kombin shqiptar.

Përmes fotografive, Molliqaj ka deklaruar se Mentor Shala e Ridvan Berisha nga RTK, Shpend Maxhuni, Fatos Makolli, Luan Keka e Nexhmi Krasniqi nga Policia e Kosovës, Sylë Hoxha, Metush Biraj, Vehbi Kashtanjeva e Abdurrahim Islami nga organet e drejtësisë, si dhe ministrat: Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha, janë personat që me veprimet e tyre bartin përgjegjësi politike, penale, morale e kombëtare. “Po të ishte marrë ky vendim në fillim, dhe të ishin në arrest shtëpiak Astriti, Atdheu e Egzoni, Astrit Dehari sot do të ishte në mesin tone”, deklaroi Molliqaj, duke shtuar në fund se gjithë të lartpërmendurit do të paguajnë me përgjegjësinë më të lartë për vendimet e tyre. Vdekja e Astritit nuk do të falet asnjëherë ka thënë Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …