Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurori më i zellshëm i regjimeve serbe, në Kosovë, Reshat Millaku, gjatë tryezës së diskutimit me temën ”Progresi në Zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit”, ka deklaruar se mos funksionimi i organeve gjyqësore pas luftës është shfrytëzuar nga individ të ndryshëm, të cilët, sipas tij, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Sipas kryeprokurorit të njohur të kohës së Serbisë, i cili kërkonte dënime deri me vdekje për ata që kërkonin Kosovën Republikë, një numër i këtyre individëve janë pasuar për shkak të fondeve të “tre përqindëshit” dhe të atij “vendlindje thërret”. Millaku bën fajtor luftën e UÇK-së, e cila sipas tij ka krijuar anarki dhe fonde për t’ u pasuruar.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …