Kryetari i Kosovës , Hashim Thaçi, ka thënë se vendi ynë do të përfitojë nga aktivitetet dhe programet e ndryshme, që do t’ia ofrojë NATO-ja. Përmes një postimi ai ka shtuar se zotimi i Aleancës është obligim për vendin. NATO sot konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës dhe Aleancës Veri Atlantike tani e tutje do të kenë një kualitet tjetër të bashkëpunimit. Ndër të tjera, Kosova do të përfitojë nga aktivitete dhe programe të ndryshme të ofruara nga NATO-ja Zotimi i Aleancës është obligim për ne, por edhe mirënjohje për politikën tonë të dialogut e bashkëpunimit. Kosova ka aspiratë jetike anëtarësimin në këtë Aleancë dhe në BE, familje këto të popujve të lirë e të barabartë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …