Naim Maloku

Maloku: Serbia po ndërton mur të fitoj kohë në pritje të ndryshimit të raporteve në mes të SHBA dhe Rusisë

Duke folur për ndërtimin e muri në pjesën veriore të Mitrovicës, njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka thënë se nëpërmjet këtij muri Serbia po përpiqet të fitoj kohë në pritje të ndryshimit të raporteve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Ai ka theksuar se  ndërtimi i murit në pjesën afër urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka për synim të bëhet temë e diskutimit në Bruksel ndërmjet dy shteteve. Në këtë mënyrë Serbia po pretendon t’i zgjasë bisedimet në pafundësi, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve ndërkombëtare SHBA-Rusi. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka shtuar më tutje se Kosova ka gabuar që kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, nuk ka bërë një plan për afatizimin e këtij procesi. Institucionet e Kosovës duhet që në konsultim me Bashkimin Evropian, të reagojnë ndaj ndërtimit të këtij muri, sikurse ndaj çdo objekti tjetër pa leje, ka porositur eksperti, Naim Maloku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …