Enver Hoxha

Arben Duka: Enveri i mund edhe i vdekur

Kur shkruaj-unë shkruaj,
s’bëj llogje në erë,
asgjë s’kam thënë kot,
për shokun Enver.

Enveri ka ikur,
po emri punon,
ai edhe sot,
zgjedhjet i fiton!

Më kot nuk kam thënë,
që e kishim hekur,
këta zabrahanë,
i mund dhe i vdekur!

Sondazhi u bë,
nga OSBE-ja,
po për ne këto,
s’janë gjëra të reja.

Mijëra Don Kishotë,
në luftë të pasosur,
atë mal të lartë,
dot s’e kanë çrrënjosur!

Shumë e shumë nga ne,
sot rezerva kanë,
shifrat për Enverin,
më të larta janë.

I them qenërisë,
të mos bëj ham-hum,
se është ky sondazh,
një Referendum.

Një Referendum,
i padiskutuar,
Enveri sot është,
i rivlerësuar.

Politikës sot,
kjo shifër s’i duhet,
po prapë historia,
duhet të rishkruhet.

Pseudo historianët,
që tani kanë shkruar,
Kohën e Enverit,
e kanë deformuar!

Biles “deformuar”,
do qe fjalë e mirë,
ata-atë kohë,
fare e kanë nxirë.

Të rinjtë sigurisht,
janë manipuluar,
por jo ne që Kohën,
e kemi jetuar.

Të rinjtë kanë mësuar,
për një kohë ibret,
s’u thonë që Enveri,
bëri super shtet!

Me forcat e veta,
e bëri Ai,
dhe nuk mori kurrë,
borxhe e kredi!

Këta-pas Enverit,
janë shkretëtira,
se e mbytën vendin,
borxhe e kredira.

Sot s’do përsëris,
ç’kam shkruar më parë,
po me Enver Hoxhën,
vendi shkoi për mbarë.

Nëse do t’i rrimë,
vetëm të vërtetës,
u rritën të gjithë,
treguesit e jetës.

Kundra meje sot,
s’do të jetë as Merua,
çdo gjë u ngrit lart,
dhe nisi nga zerua.

Me njëzetë strofa,
që të gjitha s’thuhen,
të thuhen të tëra,
mijëra strofa duhen.

Që i mund Enveri,
s’është ndonjë skandal,
sepse Komunizmi,
është një rend vital.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …