Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës, edhe në vendin tonë sot do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, anëtarët e komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e Degës se Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”. Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të paraqiten rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit. Po në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Qendrën e Informimit të BE-së, do të shfaqet dokumentari i shkurtë për studentë në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit. Pastaj, Agjencia kundër Korrupsionit, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe Instituti Demokratik i Kosovë organizojnë debatin me studentë, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …