Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka thënë se ministria që ai drejton e ka prioritet që ajri dhe mjedisi në Kosovë të jenë sa më të pastër. Në kuadër të këtyre veprimeve tash disa ditë raportohet në baza ditore për cilësinë e ajrit për regjionin e Prishtinës, që konsiderohet si një ndër zonat me ndotjen më të lartë, dhe është shtuar informimi i qytetarëve përmes medieve dhe formave tjera të informimit. Gjendja aktuale e cilësisë së ajrit, vjen si pasojë e një varg faktorëve duke përfshirë kushtet meteorologjike, emetimet e shtuara nga transporti, emetimet nga sektori i energjisë dhe nga industria. Sipas informatave nga raportimet online, cilësia e ajrit është e ngjashme e në disa raste edhe më e rënduar në të gjitha qendrat e regjionit të Ballkanit dhe më gjerë, thuhet në njoftimi i Ministrisë së Mjedisit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …