Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Njoftohet se pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë çështja e murit ndarës

Puna në ndërtimin e murit-ndarës është ndërprerë përkohësisht por ai nuk do të rrënohet

Agjencia e Lajmeve Kosovapress bëri të ditur se Puna në ndërtimin e murit-ndarës në veri të Mitrovicës është ndërprerë përkohësisht por muri i ngritur në pjesën veriore andej lumit Ibër nuk do të rrëzohet. Për ta verifikuar saktë nëse muri është ndërtuar pa leje ose jo Ministria e Mjedisit sot ka sjellë edhe punëtorët e Kadastrit, por që pas matjes është konstatuar se ky mur është ndërtuar në bazë të parametrave të paraparë. Kryetari i komunës së Mitrovicës në veri, Goran Rakiq, ka thënë se ky nuk është mur por një rezistencë që do të shërbejë për nivelizimin e zonës për këmbësorë në kuadër të sheshit, ndërsa bëri të ditur se në këtë vend do të ndërtohet një amfiteatër veror.   Ai shtoi se një marrëveshje në lidhje me këtë është arritur dje gjatë takimit mes dy palëve dhe përmes ndërmjetësimit evropian.  Ndërkohë punët janë ndalur përkohësisht deri në një vendim tjetër që pritet nga përfaqësues të BE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …