Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga disa portale se gjoja është arritur marrëveshje në bazë të të cilës AAK-ja do ta votonte demarkacionin me Malin e Zi. “AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet. Njoftimet e disa medieve se ka lëvizje nga ky pozicion, janë të pasakta dhe dezinformata”, thuhet në reagimin zyrtar të AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …