leoni

Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Muri që po sfidon shtetin dhe po e transformon dialogun

Një vit më parë në një shkrim timin (mars 2015), pata paralajmëruar mbi rrezikun dhe enigmën e marrëveshjes së arritur ndërmjet Edita Tahiri, si kryenegociatore nga pala kosovare me atë serbe në Bruksel, se çka fshihej mbrapa kësaj marrëveshje, për cilën askush nuk ngriti zërin, por të gjithë heshtën, heshti Kuvendi i Kosovës, heshti shoqëria civile, heshtën edhe Ministritë përkatëse, heshti edhe vet Bashkësia Islame e Kosovës. Ndër tjera në shkrimin në fjalë kam theksuar se: “Kjo marrëveshja mbi ‘Parkun e ri të paqes’ qytetarëve të Kosovës pritet tu ofrohet si një premtim i mbajtur për heqje të barrikadës, e në fakt do të komplikoj më tej situatën në këtë qytet mbi lirin e lëvizjes, duke e kthyer ‘parkun e paqes’ në uzurpator e kolonizues të pronave dhe monumenteve kulturore, siç janë Mulliri i vjetër, Xhamia e Ibrit, pronat e mbetura të shqiptarëve, etj”.

Ministrja për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, përveç anashkalimit të qytetarit të Kosovës me këtë marrëveshje dhe komunës së Mitrovicës për mostransparencë, pat anashkaluar atëkohë edhe Ministritë dhe institucionet përgjegjëse në Kosovë për monumentet kulturore siç janë: Ministria e Kulturës, Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor, Bashkësinë Islame të Kosovës etj., pa i pyetur e konsultuar fare për efektet e mundshme të këtij plani në jetën e qytetarit e vet shtetit të Kosovës.

Në vitin 2011, në një artikull tjetër kam shkruar edhe këtë: “Ngjarja e vitit 2011, e intervenimit të njësisë speciale “ROSU” të policisë së Kosovës në Veri, e cila u fillua me pretendimin e shtrirjes së autoritetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe reciprocitetit, u përdor si një element i krijimit të rrethanave të përshtatshme mbi bazën e së cilës do të zhvillohej dialogu Kosovë-Serbi. Autorizimi për intervenim u dha direkt nga Kryeministri i vendit (H.Thaçi) duke deklaruar se: Po ndërmerret si veprim i shtrirjes së autoritetit të kontrollit dhe institucioneve në të gjithë vendin”.

Sot, pra në vitin 2016, muri në veri nuk është  diçka e re dhe e papritur në prizmin tim. Ky mur u ngrit me qëllimin e njëjtë si rasti i vitit 2011 (intervenimit në veri nga policia ROSU) “si një element i krijimit të rrethanave të përshtatshme mbi bazën e secilës do të TRANSFORMOHET dialogu Kosovë-Serbi, në nivel Presidentësh”. Të nderuar qytetar, shteti i Kosovës sot po sfidohet nga mungesa e vullnetit intelektual e politik në mbrojtje të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të saj, sot shteti i Kosovës po sfidohet në mungesë të vullnetit të përgjegjësisë personale të çdo funksionari në shtetin e Kosovës e më gjerë. Kosova nuk po sfidohet nga faktorët e jashtëm, ajo po sfidohet nga mos përgjegjësia e brendshme. Në rend të parë nga bartësit e institucioneve të Qeveris së Kosovës, nga paaftësia e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga mungesa e vullnetit të shoqërive civile që të organizojnë qytetarin si një element aktiv i kritikës dhe kërkesës për zbatim të ligjit dhe llogaridhënies, një shtet ligjor, i drejt e demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …