Autoritetet turke kanë reaguar kundër deklaratave të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes dhe i kanë cilësuar si komente provokuese. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i bërë thirrje këtij zyrtari të sillet në një mënyrë që “i ka hije dinjitetit të pozitës së tij”. “Ne e dënojmë fuqimisht ministrin grek të Mbrojtjes për deklaratat e tij të reja në një kanal radiofonik, të cilave u mungon edukata, njohja dhe përgjegjësia…” Ministria turke i quan veçanërisht provokuese komentet e Panos Kammenos, në një kohë kur të dy vendet po përpiqen të bashkëpunojnë për çështjet dypalëshe dhe rajonale. Ai grek ka ngjallur zemërim prej ditësh në Turqi dhe me deklaratat e tij për kryetarin, Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …