Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker paralajmëroi të gjitha vendet e BE-së, që duan të largohen nga Unioni, duke nënvizuar se ato nuk mund të ekzistojnë pa BE-në. Ata që besojnë se është momenti për ta shkatërruar Bashkimin Evropian, për ta ndarë në copa dhe për të na përçarë, u them se e kanë plotësisht gabim, tha Juncker, gjatë një konference me rastin e 25 vjetorit të Samitit të Mastrihtit, që hodhi themelet e monedhës euro. Sipas tij, pa BE-në asnjë shtet anëtar nuk ka aftësi krejt i vetëm të zotërojë pushtet politik në botë. Një formë për t’i parashtruar këto argumente euro-skeptikëve që janë të favorizuar në disa vende të BE. ”Aktualisht jemi një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, 25 për qind e PBB-së”, shtoi ish-kryeministri i Luksemburgut. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …