Kuvendi i Kosovës

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes në burg të Astrit Deharit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për rastin e vdekjes në burg të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, nuk do të mbahet më 14 dhjetor, sikur ishte paralajmëruar. Shtyrja e kësaj seance për një kohë tjetër është kërkuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, i ka kërkuar mirëkuptim kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që seanca e paralajmëruar nga ai dhe Grupi Parlamentar i PDK-së për vdekjen e Astrit Deharit, të mbahet në një kohë tjetër, pasi më 14 dhjetor, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë një proces gjyqësor. Ndërkohë bëhet e ditur se kërkesa e Vetëvendosjes për shtyrjen e seancës është marrë para sysh dhe pritet që ndërkohë të caktohet data e mbajtjes së seancës së Kuvendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …