Pas sulmeve që ndodhën në Stamboll ka reaguar edhe kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili përmes një deklarate për medie, ka thënë se sulmi ishte bërë ndaj forcave të sigurisë dhe qytetarëve, ndërsa kishte synim që të shkaktonte sa më shumë viktima, raporton Reuters. “Një sulm terrorist ka ndodhur sot kundër forcave të sigurisë dhe qytetarëve tanë. Është mësuar se shpërthimi pas ndeshjes së futbollit Besiktas – Bursasport kishte për qëllim të shtonte numrin e viktimave. Si rezultat i kësaj fatkeqësisht ne kemi martirë dhe të lënduar”, thotë Erdogan. Nga sulmi që ndodhi jashtë stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena” kanë vdekur së paku 29 kurse mbi 170 të tjerë janë lënduar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …