Prof.asoc.dr.Shkelqim Millaku

Prof.asoc.dr.Shkelqim Millaku: Përfaqësuesit dhe të zgjedhurit e popullit!

Shkrimin tim po e filloj me pyetjen, a ju kujtohet se kush e ka thënë sintagmën “Bëje ose vdis”?

 Shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj kaluan dhe janë duke kaluar në sfida psiko-fizike të ndryshme. Momente të lëvdueshme dhe mjaft të rënda. Si shtet kemi dëshmuar tolerancë fetare, racore dhe kombëtare. Dëshmuam dhe respektuam vlerat njerëzore, sidomos të minoriteteve duke ua respektuar gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Ky veprim do të duhej vlerësuar edhe nga aleatet e “Republikës Shqiptare”. Përfaqësuesit dhe të zgjedhurit e popullit besojmë, të gjithë jemi dëshmitarë për ta analizuar gjendjen e përgjithshme në Kosovë, por në veçanti në këtë shkrim do të flas për tri pika thelbësore: Arsimi; Jeta politike; Populli.

 Sistemi i arsimit në Kosovë ka sfiduar aq shumë sa ndonjëherë po mendohet se si ka mbijetuar (…) mund të themi me kuptim të plotë të fjalës se shumë mirë jemi në krahasim në rrugëtimin që kemi përballuar. Para, gjatë dhe pas luftës synimi thelbësor i Serbisë ishte të ndërhyn në këtë pikë. Kjo shtyllë krijon gjitha mekanizmat e shtetit të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe funksional. Sistemi i arsimit në Kosovë ka vështirësi (…), por do të vlerësohet dhe është vlerësuar negativisht për shumë arsye, të cilat do t’i prezantojmë disa prej atyre:

Sistemi i arsimit në Kosovë nuk është nën ombrellën e Bashkimit Evropian, apo të sistemit të Bolonjës. Kërkesa e MASHT-it në fillim të vitit është refuzuar. Pse nuk jemi të informuar për arsyet e refuzimit?

Hartimi i plan-programeve “Kurrikulat” në të gjitha ciklet janë menduar nga “ekspertet” e panjohur dhe saktësisht nga ekipet politike. Ata nuk i kanë menduar lidhshmërinë psiko-fizike të niveleve, metodave dhe nuk është menduar lidhshmëria teori-praktikë dhe lidhja e tyre me zhvillimin teknologjik. Pasojat janë publike.

Çerdhet në Kosovë janë në gjendje fillestare dhe kanë kushte jo premtuese për të ekzistuar (0-3, 3-5). Nuk ka edukatorë dhe shkolla premtuese për të pasur dhe siguruar bazë.

Hartimet e programeve parashkollore, fillore dhe të mesme janë krijuar kryesisht nga ekspertet “jo ekspert”, por të dëgjuarit e subjekteve politike dhe ekipe që kanë disa vende pune. Saktësisht jo profesional dhe të papërkushtuar.

Nga klasa e parë mësohet anglishtja. Kjo është sfidë psiko-fizike për fëmijët. Pse!

Qasja e qeverisjes lokale dhe qendrore nuk ka qenë mbështetëse në zhvillimin e cilësisë së arsimit, por përkundër e kanë ngulfatur. Ata emëruar rektorë, dekanë, drejtorë dhe mësues, profesorë të dëgjueshëm dhe politik!

Projekti Norvegjez i dy shkollave profesionale, si ajo një Malishevë dhe Skenderaj janë modele që sigurojnë infrastrukturë. Infrastruktura dhe resurset pse nuk janë siguruara edhe në shkolla të tjera, të cilat janë shtyllat për të siguruar cilësi.

Në klasat e Kosovës, ora mësimore është 45 minuta, kurse në klasë ka rreth 50 nxënës. Si të krijohet cilësi? Një situatë e tillë, mos shumë me keq është edhe në universitetet.

MASHT-i do të duhej të përkujdeset edhe për këto pika:

Ndërhyrje të drejtpërdrejtë në gjitha fakultetet që kanë për program të tyre mësimdhënien, pra siç është fakulteti Edukimit, Filologjisë, Filozofik etj.

MASHT-i nuk duhet të ndërhyn në politikat e njësive akademike që të hapin programe për “tregun e punës”, ky veprim do të jetë i gabuar, por duhet të kujdesen dhe të garantojnë monitorim të rreptë dhe cilësi. Deri me tani gjendja është mjaft e rëndë. Kjo gjendje do të shikohet pas njëzet e pesë viteve. Politikat e shtetit dhe të qeverisë e zhvillojnë ekonominë, kurse qytetarët drejtohen aty ku shikojnë mundësinë e punësimit. MASHT-i po synon të kundërtën. MASHT-i vazhdimisht thotë: Po hapin dhe do të hapim programe për tregun e punës! Mendoj është rrugë e gabuar.

Pse nuk pati suksese, programi i AKM-së për rikualifikimin e mësimdhënësve!

Hapja e universiteteve publike në Kosovë paralelisht është lehtësi për qytetarët dhe dyfish problem dhe vështirësi për ta monitoruar MASHT-i.

Ministri i Arsimit duhet të zgjidhet një kandidat i pavarur dhe kjo duhet të rregullohet me Ligj.

Përgjegjës për vlerësimit ndërkombëtar të PISA-së – 2015 është PDK-ja dhe LDK-ja. Kryesisht këto dy subjekte e kanë qeverisur këtë dikaster. Po kanë moral politik do të duhej të kërkojnë falje publike dhe të gjithë ata që kanë qenë dhe janë të përfshinë në detyra funksionale do të duhej dhënë dorëheqje.

Të gjitha këto edhe shumë pika të tjera janë për t’i studiuar nga njohësit që nuk janë në politikë.

Jeta politike

 Për ta regjistruar një fëmijë në çerdhe, në shkollë, në fakultet ka disa vite që është bërë praktikë ndërhyrjet dhe regjistrimet politike dhe keqpërdorimi i familjeve të dëshmorëve.

Për ta pranuar një edukator, mësues, profesor, punëtorë të administratës ka disa vite që është bërë praktikë, disa muaj më përpara fillon punën, pastaj e hapin vendin e punës, ose politikisht i hapet vendi i punës.

Në detyra udhëheqëse ka disa vite që kërkohen drejtor, dekan, rektor pavizion, të paditur dhe të dëgjueshëm.

Gjithmonë duke përjashtuar. Kemi fëmijë dhe familje, edukator, mësues, profesor (…) mjaft të përkushtuar, të cilët e kanë shpëtuar gjuhën, kulturën dhe kombin shqiptar.

Por, politika thellësisht ka dështuar në vlerësimin njerëzor dhe në mbështetje të zhvillimit të sistemit parauniversitar dhe universitar.

Populli – “Bëje ose vdis”

 Liria erdhi me shumë sfida. Pse e harruam gjakun e dëshmorëve. Pse po i harrojmë të zhdukurit. Ku janë? Ku është Ukshin Hoti – “Bëje ose vdis”? Ku janë motrat, vëllezërit, prindërit tonë, të cilët u flijuan për lirin e vendit.  Ku janë dhe ku jemi?!

Sot në Prishtinë flitet për pajtim me Beogradin. Pse!  Kjo duhet të shkon në referendum. Nëse populli e fal*, mund të (mos) falet*.

Bisedat që janë duke u bërë në Bruksel janë modele të dyshimta për të ardhmen e vendit (për arsim, për jetën politike dhe për popullin).

Po e harrojmë të kaluarën!  Votuam përfaqësues pa program, gjithmonë me përjashtime.

Lus për moral politik!

 Lus për monitorim të thellë të shkollave dhe universiteteve. Në vitet e ardhshme do të shikohet se kush do ta kalon testin për t’u certifikuar për mësimdhënës. Një gjendje të rëndë e kemi edhe në universitetet. Ligjërojnë pakualifikime. Eproret as që e çajnë kokën, sepse janë të preferuarit e “politikës” dhe të “popullit”. Cilësia është e pamundur për t’u siguruar. Ndryshim, reformë  “bëje ose vdis” në të kundërtën nuk do të kemi shtet i qëndrueshëm dhe të pranueshëm në konkurrencën e tregut vendor, regjional dhe ndërkombëtar.

(Autori është profesor në Universitetin. “Ukshin Hoti” të Prizrenit)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …