Programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve në kompetencat matematikore, shkencore dhe gjuhësore e vlerësoi Shqipërinë me 10 deri në 18 pikë më shumë, në edicionin e këtij viti. Kryeministri Rama i kushtoi komunikimin e tij javor këtij lajmi duke deklaruar se kjo renditje është rezultat i reformës së qeverisë në arsimin parauniversitar. Në përdorimin e kompetencave shkencore, 15-vjeçarët shqiptarë kanë një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e kaluar, duke u renditur Shqipërinë të katërtën në grupin e vendeve më rritjen më të lartë të pikëve. Në kompetencat matematikore një rritje po ashtu me 18 pikë ndërsa në kuptimin e saktë të asaj të lexojnë, nxënësit shqiptarë kishin një rritje me 10 pikë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …